Sport

Valon Berisha i siguron fitoren Salzburgut kundër Rapidit

Politika, ekonomia, kultura e sporti vijnë më së shpejti te ju nëpërmjet portalit Koha.net. Çdo klik një ecje me kohën!

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka qenë vendimtar në derbin e sotëm në kampionatin austriak ndërmjet Salzburgut dhe Rapid Vienna.

Salzburgu arkëtoi pikët e plota falë golit të shënuar nga Valon Berisha në minutën e 73, që ishte goli i vetëm në këtë takim, transmeton Koha.net. Për të asistoi Dabbur.

Salzburgu është lider me 58 pikë, kurse Rapidi në vendin e katërt ka 39 pikë.