Përleshje ndërmjet tifozëve në ndeshjen Hajvalia – Kika

Përleshje ndërmjet tifozëve në ndeshjen Hajvalia – Kika

04 mars 2018 17:40

Ndeshja e Ligës së Parë në futbollin kosovar ndërmjet Hajvalisë dhe Kikës nuk ka përfunduar pa incidente.

Një lexues i Koha.net ka dërguar një video në të cilën shihet se tifozët e të dyja klubeve janë përleshur ndërmjet tyre.

Ai thotë se tifozët ultras të Kikës “Luanët” kanë sulmuar me gurë dhe shishe ata të Hajvalisë, në ndeshjen që është zhvilluar sot në Kishnicë.

Me këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës dhe disa qytetarë dhe i kanë ndalur tifozët e Kikës, kurse për pak qaste është ndërprerë edhe loja. Këtë takim e fitoi Hajvalia me rezultat prej 2 me 1.

Koha.net ka provuar që të marrë informacione edhe nga Policia rreth këtij rasti por ka qenë i pamundur kontakti me zyrtarët për informim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme