Flamurtari reagon ndaj deklaratave të Batatinës

Flamurtari reagon ndaj deklaratave të Batatinës

04 mars 2018 16:03

Klubi i futbollit, Flamurtari, ka reaguar ndaj deklaratës së trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, pasi skuadra e tij u mposht dje te kuqezinjtë në Prishtinë.

Batatina pas takimit kishte thënë se fajtor për këtë humbje të skuadrës së tij ishin kushtet e rënda të fushës.

“Duke u bazuar edhe në deklaratat e vëzhguesit të ndeshjes por edhe të të gjithë opinionit është konstatuar se:

-loja ka qenë jashtëzakonisht korrekte

-pritja dhe përcjellja e klubit mysafirë ka qenë përfekte

-asnjë fjalë e asnjë presion nga askush nuk është vërejt nga askush madje të zërat e vetëm me ofendime, fyerje, nënçmime, përulje kanë ardhur gjatë gjithë kohës nga trajneri i skuadrës mysafire”, ka shkruar Flamurtari në reagimin e tij.

Klubi prishtinas ka kërkuar që Batatina të kërkojë falje për deklaratat publike.

“Ne gjithmonë kemi pas raporte të mira me Llapin sikur edhe me skuadra të tjera dhe deri më tash kemi pritur që trajneri Batatina ta kuptojë se ka gabuar rëndë dhe t’i kërkojë falje publike Flamurtarit. Megjithatë deri në këto momente kjo nuk ka ndodhur. Andaj kërkojmë që trajneri Batatina dhe KF Llapi të kërkojnë falje publike jo vetëm për klubin tonë por edhe për opinionin sepse sjellja e tij dhe deklaratat e tij e dëmtojnë gjithë futbollin.

Fjalët e Batatinës se:

-Flamurtari vetëm këtë lojë di ta bëjë në këso kushte

-Më mirë t’ia kishim lënë pikët e të mos ishim angazhuar

-Do t’i lëshojmë të gjitha ndeshjet vetëm që Flamurtari të bie nga liga”,e shumë e shumë të tjera të këtij lloji, jo vetëm që janë të ulëta dhe shumë amatoreske. por në fakt edhe janë të ndëshkueshme. Madje kemi pritur që edhe organet kompetente të shqyrtojnë deklaratat e tij sidomos për ‘lëshimin e ndeshjeve’, sepse në këtë drejtim UEFA është shumë e ashpër”, ka shkruar më tej Flamurtari.

“Të gjithë zyrtarët e ndeshjes por edhe kamerat televizive e dëshmojnë që Flamurtari ‘ishte fajtor vetëm pse e mposhti Llapin’”, ka përfunduar Flamurtari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme