Sport

Drenica mposht Gjilanin

Drenica ka arkëtuar tri pikë të mëdha në përballje me Gjilanin.

Drenicasit mundën gjilanasit, me rezultat 1-0, të dielën në “Bajram Aliu” të Skenderajt, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit kosovar.

Në një ndeshje të rëndësishme, skuadra e Drenicës më golin e Kreshnik Ukës në minutën e 65-të ia doli që të marr pikët maksimale në këtë takim.

Në finish të ndeshjes u krijua një tollovi, ku mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku është qëlluar nga tifozët gjilanas, me ç’rast kjo sfidë u ndërpre për disa minuta, raporton KosovaPress.

Pas kësaj fitore, Drenica ngjitët në pozitën e gjashtë me 33 pikë të tubuara, kurse, Gjilani ka një pikë më pak.

Vala Superliga / Java e 21-të

Rezultatet

Drenica-Gjilani

Dje

Flamurtari – Llapi 2-1

Prishtina – Trepça ’89 2-0

Liria – Feronikeli 1-0

Drita – Vëllaznimi 1-1

Të hënën takohen:

Vllaznia – Besa

Tabela

1.Prishtina 39

2.Drita 37

3.Llapi 34

4.Liria 34

5.Trepça ’89 33

6.Drenica 33

7.Gjilani 32

8.Feronikeli 31

9.Vëllaznimi 27

10.Flamurtari 14

11.Besa 14

12.Vllaznia 9