Sport

Futbollistët shqiptarë shprehin ngushëllime për Astorin

Descriptive Text

Yjet shqiptare të futbollit kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Lorik Cana, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti e Berat Gjimshiti kanë kujtuar Astorin përmes rrjeteve sociale.

Të gjithë këta kanë luajtur vjetëve të fundit me futbollistin e njohur.

“Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe”, ka shkruar Hysaj, teksa Ajeti ka shtuar se me dhimbje është pranë miqve dhe familjarëve të Astorit.

Cana e Gjimshiti kanë kujtuar Astorin me nga një fotografi.