Sport

Low – më i kërkuari nga Arsenali për zëvendësim të Wengerit

Joachim Low është trajneri më i kërkuar nga Arsenali për ta zëvendësuar Arsene Wengerin nga sezoni i ardhshëm.

Wenger ka kontratë me “Topçinjtë” deri në fund të sezonit të ardhshëm, por humbjet e njëpasnjëshme sivjet kanë shtuar spekulimet se ai do të largohet në fund të sezonit aktual.

Sipas “Daily Mail”, Low është kandidati kryesor për ta zëvendësuar francezin.

Megjithatë gjermani do të jetë vështirë që të bindet për largim nga Gjermania ku ka edhe dy vjet kontratë.

Low nuk ka menaxhuar ekipe që nga viti 2004, pasi ka udhëhequr Gjermaninë drejt sukseseve përfshirë Botërorin e vitit 2014 ku fitoi vendin e parë.