Sport

Heronjtë e LOD “Pyeongchang 2018”

Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang kanë nxjerrë një numër të yjve sportivë, nga sportistë me përvojë që shënuan emrin në histori të Lojërave Olimpike me arritje të jashtëzakonshme, e deri te të rinjtë që kanë prezantuar veten te bota me performanca të jashtëzakonshme, shkruan Koha Ditore.

Me 110 fitore në Kupën e Botës, 18 tituj të botës dhe me më tepër tituj olimpik në emrin e saj sesa çdo sportiste tjetër, norvegjezja Marit Bjoergen kishte siguruar statusin e mbretëreshës së borës kohë para Lojërave Olimpike në Pyeongchang. Dhe me dy të arta të tjera në garat e skijimit cross-country, Bjoergen ka përforcuar edhe më tej statusin e saj legjendar. Ajo mbylli karrierën olimpike në moshën 37-vjeçare në Pyeongchang në mënyrën më të mirë, duke fituar të artën individuale në 30 kilometra start masiv në ditën e fundit të garave. Ishte medalja e tetë e artë olimpike për Bjoergenin.

Me pesë medalje të fituara në "Pyeongchang 2018", Bjoergen vendosi rekord të ri, duke u bërë olimpistja dimërore më e dekoruar. Ajo fitoi dy të bronzta, një të argjendtë dhe dy të arta.

Totali i medaljeve të saj në Lojërat Dimërore arriti në 15 sosh, dy më tepër sesa bashkëkombësi i saj, garuesi i biathlonit Ole Einar Bjoerndalen që kishte vendosur rekordin në "Sochi 2014"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)