Jeta e Lewandowskit me gruan trajnere

Jeta e Lewandowskit me gruan trajnere

04 mars 2018 17:46

Robert Lewandowski është njëri prej sulmuesve më efikas në Evropë, por polaku në shtëpi e ka edhe një sportiste tjetër, po ashtu të suksesshme. Sulmuesi i Bayern Muenchenit ka bashkëshorte të popullarizuar, pothuajse sikur vetë ai.

Anna Lewandowska është e popullarizuar jo vetëm si sportiste, por edhe si nutriciste, blogere dhe trajnere personale. Kur shihen të arriturat e saj në të gjitha këto fusha, atëherë nuk është e habitshme forma e mirë e burrit të saj, Robertit në fushën e gjelbër. Sulmuesi 29-vjeçar, prej vitit 2014 është pjesë e Bayernit, kurse karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi. Ai gjithashtu është kapiten dhe lojtari kryesor i Përfaqësueses së Polonisë, duke realizuar 51 gola në 91 paraqitje, shkruan Koha Ditore.

"Ana është një grua e mirë dhe mbi të gjitha një sportiste që kujdeset për mua si në shtëpi ashtu edhe jashtë shtëpisë, pasi me vajzën Klara mundohen që në çdo ndeshje të më japin përkrahje nga tribunat", shpjegon Lewandowski, i cili në vitin 2007 është takuar me Annan, kurse është martuar para pesë vjetësh. "Ajo më ndihmon rreth ushqimit, pasi është nutriciste si dhe ka raste kur së bashku stërvitemi, pasi është trajnere personale e fitnesit".

Anna 29-vjeçare, është profesioniste në edukimin fizik, është diplomuar në Akademinë prestigjioze të Edukimit Fizik në Varshavë. Pas kësaj, Anna nisi karrierën si trajnere personale përpara se të studiojë dhe të bëhet eksperte e nutricizmit. Ajo përfaqëson Poloninë nëpër kampionatet e karatesë nëpër botë. Së fundi, Anna ka hedhur në treg edhe brendin e saj të ushqimeve të shëndetshme me emrin "Foods by Ann" dhe është blogere e njohur prej vitit 2016... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme