Sport

Klubi më i urryer në Gjermani ka tifozë të flaktë në Kubë

Descriptive Text

Në një ishull të famshëm për revolucion, popullata ka nisur të marrë shënime për një klub që ka nisur një revolucion në vete në Bundesligën gjermane në futboll, me ngritje në elitë dhe arritjen në vendin e dytë në stinorin 2016/17 dhe me pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Rritja e RB Leipzigut në Bundesligë ka sjellë rritje të përkrahjes për skuadrën lindore të Gjermanisë, dhe tash edhe po themelohen klube të tifozëve në anë tjera të botës. Në një vend ku bejsbolli ka qenë sport i njerëzve për shumë vite, futbolli ka nisur të lërë gjurmë, shkruan Koha Ditore.

Ndonëse televizioni satelitor është ende i rrallë në Kubë dhe interneti është i ngadalshëm, sporti më i popullarizuar i Gjermanisë, futbolli dhe Bundesliga, është duke u shpërndarë si zjarri në këtë vend.

Siç ishte rasti me klubin e tifozëve të Leipzigut në Mozambik, origjina e klubit të Leipzigut në Havana në Kubë daton nga politikat e Luftës së Ftohtë. Leipzigu ishte qyteti i dytë më i madh në ish-Gjermaninë Lindore, që kishte një lidhje të fortë me Kubën nën drejtimin e Fidel Castros. Një ish-ministër i Industrisë i Kubës, Che Guevara, madje edhe kishte vizituar Leipzigun gjatë kohës sa ishte në detyrë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)