Sport

S’ka fitues në përballjen Leipzig – Dortmund

Descriptive Text

Dortmundi ka arkëtuar vetëm një pikë në udhëtim te Leipzigu, në një ndeshje mjaft të barabartë.

Vendasit kaluan të parët në epërsi kur po zhvillohej minuta e 29 përmes Augustinit, i cili shënoi pas asistimit nga Naby Keita, transmeton Koha.net.

Dortmundi u kundërpërgjigj përmes gjermanit Marco Reus, i cili shënoi në minutën e 38 pas asistimit nga Dahoudi.

Dortmundi në vendin e tretë ka 42 pikë, kurse Leipzigu në vendin e 6 ka 39 pikë.