Dybala vendimtar ndaj Lazios Foto: Reuters

Dybala vendimtar ndaj Lazios

03 mars 2018 20:01

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim sot te Lazio.

Ishte ylli argjentinas, Paulo Dybala që ishte heroi i Juventusit duke realizuar në minutën e 90+3 të takimit, raporton Koha.net.

Juventusi për një nuancë ishte më i mirë se Lazio, duke dominuar tërë takimin, megjithatë e shndërroi në gol goditjen e vetme brenda kornizës së portës.

“Zonja e Vjetër” në vendin e dytë ka 68 pikë, kurse Lazio në një pozitë më poshtë ka 52 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme