Sport

Mbahet turneu i shenjëtarisë “Adem Jashari” për nder të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës sot ka organizuar turneun e shenjëtarisë “Adem Jashari” që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ky turne është mbajtur në nderë të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, transmeton Koha.net.

Garat u zhvilluan në kategorinë e meshkujve dhe femrave me pushkë dhe pistoleta standarde, dhe për të dalluarit u ndanë medalje, mirënjohje e kupa.

Në kategorinë e meshkujve ishte Nexhat Sahiti i klubit të shenjëtarisë “Dardania” që mori vendin e parë në gjuajtje me pistoletë, kurse Drilon Ibrahimi i klubit “Polici” mori vendin e parë në gjuajtje me pushkë standarde.

Kurse në kategorinë e femrave dominoi klubi i shenjëtarisë “Zenel Hajdini” duke marrë vendet e para. Lumturie Rama mori vendin e parë në gjuajtje me pistoletë, kurse Urata Rama rrëmbeu vednin e parë në gjuajtje me pushkë.

Të gjitha klubet pjesëmarrëse u nderuan mirënjohje. Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Gëzim Hazrolli, i falënderoi të gjitha klubet pjesëmarrëse në këtë turne jubilar që e nderuan figurën legjendare të Adem Jasharit.

Hazrolli konfirmoi se kupa e këtij turneu do t’i dorëzohet familjes Jashari në Prekaz.

{gallery}