Sport

Arsenali kërkon yllin e Real Madridit

Klubi anglez, Arsenal është duke hartuar një plan për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq.

Sipas mediave spanjolle, “Topçinjtë” janë duke përpjekur që ta blejnë ish-yllin e Tottenhamit, Luka Modriqin në afatin kalimtar të verës, transmeton KP.

32 vjeçari ishte larguar nga Premier League në vitin 2012, dhe siç thuhet, kroati është duke menduar për aventurën e dytë në ishull pas gjashtë viteve të suksesshme në Spanjë.

Krerët e Arsenalin mësohet së shumë shpejt do të nisin kontaktet me agjentin e Modriqit, të cilin londinezët synojnë ta blejnë gjatë verës që po vjen.