Indiana këndellet pas dy humbjeve

Indiana këndellet pas dy humbjeve

03 mars 2018 12:07

Indiana Pacers pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, shënoi fitore ndaj Milwaukee Bucks, 103:96, falë formës së jashtëzakonshme që e pati Victor Oladipo, që i shënoi 21 pikë gjithsej, 17 prej të cilave në pjesën e dytë.

Pesë lojtarët titullarë të Pacersave shënuan pikë dyshifrore, njësoj siç bëri edhe Lance Stephenson që erdhi nga banka dhe shtoi 16 sosh, transmeton Sporti në KTV.

Lider i Milwaukeet ishte Khris Middleton me 30 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo shtoi 24 të tjera, por që në fund mbetën vetëm për statistika.

Skuadra e Bucksave nuk rezultoi të jetë shumë e saktë nga gjuajtjet për 2 pikë dhe ishte e saktë vetëm 38.3%, kurse nga 25 tentime nga largësia qëlloi vetëm 9 herë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme