Sport

Westbrook shkëlqen kundër Phoenixit

Russell Westbrook shkëlqeu me dyshifror të dyfishtë prej 43 pikësh e 14 kërcimesh dhe e mori lojën në dorë e me skuadrën e tij Oklahoma City Thunder e mposhti Phoenix Suns, 124:116, edhe pse ishte 13 pikë në disavantazh.

Westbrook, që për dy asistime nuk e arriti triple-doublein e 19 të sezonit, shënoi tetë pikë kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 32 sekonda, për ta ndihmuar OKC të fitojë për herë të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Për Phoenix Suns, më i dalluari ishte Devin Booker me 39 pikë e tetë asistime.