Sport

Memphisi vazhdon serinë negative në NBA

Gary Harrys me 26 pikë e katër vjedhje të topave i ndihmoi skuadrës së tij Denver Nuggets, që ta mposhtë Memphis Grizzlies me rezultat 108:102, dhe për ta vënë edhe më shumë në vështirësi këtë skuadër.

Rezervisti Will Barton pati 24 pikë dhe ishte i saktë 10 herë nga 14 tentime për Denverin, kurse Paul Millsap ndihmoi me 15 pikë e 5 topa të vjedhur, transmeton Sporti në KTV.

Marc Gasol nga ana tjetër, ishte më i miri mbi parket për skuadrën e Grizzlies me 22 pikë e 9 kërcime, por nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij ta shmangë humbjen e 12-të rresht këtë edicion.