Curry i lënduar ndihmon Goldenin për fitoren e re

Curry i lënduar ndihmon Goldenin për fitoren e re

03 mars 2018 12:00

Golden State Warriors e kaloi edhe pengesën e quajtur Atlanta Hawks, duke e mposhtur 114:109, ani pse në këtë ndeshje e humbi yllin e skuadrës, Stephen Curry.

Kjo ishte fitorja e 13-të në 14 ndeshjet në udhëtim ndaj kundërshtarëve të Konferencës së Lindjes këtë sezon. “Luftëtarët” u desh ta përfundonin ndeshjen pa Curryn, i cili pësoi lëndim në thembër në fund të çerekut të parë, transmeton Sporti në KTV.

Mirëpo, pasi u kthye në dhomat e zhveshjes, e tejkaloi lëndimin pas trajtimit, hyri në parket në çerekun e dytë dhe u zëvendësua në periodën e tretë 6 minuta e 24 sekonda pa përfunduar ky 12ë minutësh, për t’u mos u rrezikuar.

Curry e përfundoi ndeshjen me 28 pikë në 24 minuta. Kevin Durant ishte lider i koshashënuesve te skuadra fituese me 28 gjithsej, kurse te Atlanta u dallua Kent Bazemore që pati 29 në total.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme