Suso refuzoi Interin për të qëndruar te Milani

Suso refuzoi Interin për të qëndruar te Milani

03 mars 2018 11:42

Anësori i Milanit, Suso, ka bërë të ditur se gjatë verës së kaluar kishte refuzuar një ofertë nga Interi, derisa ka lavdëruar metodat e aplikuara në ekip nga Gennaro Gattusos.

“Gjatë verës, Interi bëri një ofertë për mua”, ka thënë spanjolli për “La Gazzetta dello Sport”.

“Sapo kisha ndërruar agjentin dhe ata folën me të. Nuk e di çfarë i ka thënë Milani agjentit tim, por kisha ide të qartë se çfarë doja: qëndrimin këtu dhe të vazhdoja kontratën”, ka shtuar Suso,

“Ka mundur të largohem pa vazhduar kontratën, por jam i lumtur këtu. Natyrisht se në futboll asgjë nuk është e garantuar, mirëpo është e rëndësishme të përfundojmë sezonin me diçka të mirë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme