Sport

Martial nuk lëviz nga Unitedi

Descriptive Text

Anthony Martial ka shuar zërat për të ardhmen e tij duke thënë se nuk do të largohet nga Manchester Unitedi edhe pse sivjet nuk ka zhvilluar shumë paraqitje.

Francezi nuk ka gjetur formën e mirë në sezonin e tij të dytë në Old Trafford. Në sezonin debutues ai realizoi 17 gola ndërsa sivjet ka shënuar vetëm shtatë herë.

“Për mua, të veçantë janë fansat. Ata kanë qenë shumë të mirë me mua”, ka thënë Martial për Inside United.

“Kjo është ajo që më bën të ndihem si në shtëpi dhe më bën që të qëndrojë këtu në këtë klub”, ka thënë veç të tjerash anësori francez.