Wengeri paralajmëron lojtarët për të ardhmen e tyre

Wengeri paralajmëron lojtarët për të ardhmen e tyre

03 mars 2018 09:58

Arsene Wenger ka paralajmëruar lojtarët se e ardhmja e tyre është në rrezik, ashtu siç është bërë e paqartë edhe e ardhmja e tij.

Brenda katër ditësh londinezët u mposhtën dy herë me rezultat 3 me 0 nga Manchester City. Këto humbje kanë bindur një pjesë të bordit të Arsenalit se Wenger duhet të largohet para fillimit të sezonit të ri.

Sportsmail raporton se anëtarët e klubit dëshirojnë që Wenger të konfirmojë largimin para fundit të këtij sezoni.

Në tentim për të ngritur formën e ekipit, Wengeri ka mbajtur një fjalim të sinqertë pas humbjes së dytë nga City.

Wenger ka sfiduar lojtarët jashtë formës që të tregojnë kualitetin e tyre nëse duan të vazhdojnë të mbeten tek Arsenali.

Francezi ua ka bërë të qartë se vera do të jetë e ngarkuar me largime nëse nuk përmirësohet forma dhe rezultatet.

Ndryshimi më i madh tek Arsenali me shumë gjasë pritet të jetë largimi i Wengerit pas 22 vjetësh qëndrim në klub.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme