Rashica në stol në barazimin e Werderit ndaj Monchengladbachut

Rashica në stol në barazimin e Werderit ndaj Monchengladbachut

02 mars 2018 23:28

Borussia e Monchengladbachu nuk arriti ta shfrytëzonte si duhet faktorin fushë për të marrë fitoren ndaj Werder Bremenit në sfidën hapëse të javës së 25-të të Bundesligës.

Ndeshja që u luajt në “Borussia-Park”, në një terren jo fort të përshtatshëm për shkak të reshjeve të dëborës u mbyll në barazim 2-2.

Edhe pse kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, vendasit nuk ditën ta administronin lojën, madje rrezikuan edhe ta humbisnin ndeshjen, transmeton SS.

Zakaria realizoi një gol të bukur prirët me portën në minutën e 5-të, ndërsa autogoli i Moisander e çoi Gladbachun në epërsi të dyfishtë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Werderi ishite më kërkues në lojë dhe e gjeti dy herrë rrjetën me Delaney dhe Johansson, duke shmangur humbjen.

Trajneri Werderit Kohfeldt nuk e preferoi Rashicën titullar, madje nuk e hodhi në fushë as si zëvendësues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme