Gega nuk arrin të hyjë në finale të Botërorit në atletikë Foto: Reuters

Gega nuk arrin të hyjë në finale të Botërorit në atletikë

02 mars 2018 21:54

Luiza Gega nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e 1500 metrave në Botërorin e Atletikës në Salla të Mbyllura që po zhvillohet në Birmingham.

Atletja shqiptare u rendit në vendin e shtatë në baterinë e saj, duke mos arritur të kalojë më tej, transmeton TCH.

Luiza Gega i përshkoi 1500 metrat për 4 minuta e 10 sekonda, kohë e pamjaftueshme për finalen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme