Sport

Carragher thotë se City luan futbollin më të bukur në Evropë

Manchester City vazhdon të dominojë në Angli me rezultate dhe lojë të bukur.

Jamie Carragher ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e Manchester Cityt këtë stinor dhe sipas tij, skuadra e Pep Guardiolas luan futbollin më të bukur në Evropë.

Kryesuesit e Premier Ligës kanë qenë të pamëshirshëm ndaj Arsenalit në dy ndeshjet e zhvilluara brenda katër ditësh, duke fituar të dyja me rezultat identik 3:0, fillimisht të dielën në finalen e Kupës Carabao e më pas mbrëmë në Emirates në kuadër të Premier Ligës.

Carragher i ka cilësuar si fantastike këto ndeshje të Cityt.

“Atë që pamë ndaj Arsenalit është futbolli më i mirë në Evropë”, ka thënë Carrager për Sky Sports.

“Mbetet të shihet nëse City ia del të triumfojë në Ligën e Kampionëve, por futbollin që ata kanë zhvilluar ndaj Arsenalit ishte thjesht fantastik”.

“Ky është futbolli më i bukur që kam parë ndonjëherë në këtë ligë dhe e dimë se Anglia ka pasur gjithnjë klube të mëdha”.

City është duke kryesuar bindshëm tabelën në Premier Ligë me 75 pikë, 16 më shumë se ndjekësi i parë Manchester United.