Ndalet rryma në ndeshjen Rahoveci – Bashkimi

02 mars 2018 19:11

Ndeshja e kupës së Kosovës në basketboll mes Rahovecit dhe Bashkimit është ndalur në mungesë të energjisë elektrike.

Po zhvillohej çereku i tretë kur palestra “13 qershori” në Suharekë u terrua në mungesë të energjisë elektrike.

Ndeshja është ndalur teksa rezultati është 47 me 49 në të mirë të Bashkimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme