Liverpooli kërkon edhe një futbollist të Southamptonit Foto: Reuters

Liverpooli kërkon edhe një futbollist të Southamptonit

02 mars 2018 17:28

Liverpooli po mendon qysh tash për afatin kalimtar të verës.

“The Reds” vazhdojnë të kërkojnë përforcime për mesfushën dhe pas blerjes së Nabil Keitas nga Leipzigu, i cili do të transferohet në Anfeild në fund të sezonit, synojnë edhe Mario Leminan e Southamptonit, transmeton KP.

Mesfushori nga Gaboni u transferua në Angli nga Juventusi për 17 milionë euro, me të cilët firmosi deri në 2022.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin dhe në verë është gati të paraqesë ofertën zyrtare për 24-vjeçarin.

Përndryshe Liverpooli në vitet e fundit ka blerë disa lojtarë nga Southamptoni, i fundit Virgil van Dijk.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme