Sport

Conte pret ndeshje të vështirë ndaj Cityt

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar se lojtarët e tij do ta kenë të vështirë të mposhtin Manchester Cityn të dielën mbrëma.

Kampioni aktual ka pësuar tri humbje në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe pozicionohet në vendin e pestë në tabelë. Këtë fundjavë do të përballet me Cityn që ka fituar 13 nga 14 ndeshjet në shtëpi.

“Do të jetë e vështirë. Do të tentojmë të gjejmë, nëse ka, dhe t’i shfrytëzojmë dobësitë. Nuk është e thjeshtë. Por do të tentojmë të luajmë në mënyrën më të mirë këtë takim”, ka thënë Conte.

“Më e rëndësishmja është që në çdo ndeshje të kemi plan taktik si në mbrojtje ashtu në sulm. Është e rëndësishme që të mos humbim balancën. Unë dua të fitojmë, por duhet të kemi shumë balancë”.