Sport

Jashanica testohet pozitiv për doping

Bajram Jashanica ka dalë pozitiv në testet e kryera nga agjencia botërore e anti-dopingut, WADA.

Probleme të reja për Skënderbeun dhe Bajram Jashanicën.

Mbrojtësi nga Prishtina, ka rezultuar pozitiv në një test anti-dopingu të kryer gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Young Boys shtatorin e kaluar, e përfunduar në barazim 1:1 dhe tani rrezikon një dënim afatgjatë.

WADA, agjencia Botërore e anti-dopingut ka njoftuar ndërkohë në rrugë zyrtare si Skënderbeun ashtu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se në testet e kryera mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së njohur si “Prednisolut”, transmeton kp.

Bëhet fjalë për një steroid i cili jepet vetëm me recetën e mjekut dhe zakonisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtjet pas goditjeve në pjesë të marrjeve të trupit, por që bën pjesë në listën e substancave të ndaluara nga WADA.

Tanimë me një dënim nga WADA në horizont Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019, pasi në raste të tilla aplikohen suspendime deri në dy vjet.