“Kalorësit” e Clevelandit mposhten nga Philadelphia

“Kalorësit” e Clevelandit mposhten nga Philadelphia

02 mars 2018 12:07

Philadelphia 76ers fitoi përballë Cleveland Cavaliers me shifrat 108:97, falë formës së jashtëzakonshme të J.J Redick që shënoi 22 pikë dhe Joel Embiid që regjistroi dyshifror të dyfishtë me 17 pikë e 14 kërcime.

Philadelphia për pak sa nuk e humbi ndeshjen edhe pse ishte 13 pikë epërsi, pasi në çerekun e katërt, Cavs që nuk udhëhoqi asnjëherë në këtë ballafaqim, u afrua në 95:94 me trepikëshin e Kyle Korver kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 25 sekonda deri në fund.

Mirëpo, të rinjtë e Sixers u kundërpërgjigjën me tetë pikë të shpejta në vazhdim për të shënuar një fitore mbresëlënëse në fund.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme