Sport

EHF-ja lejon flamujt e federatave, por Kosova insiston në simbole shtetërore

Në Federatën Evropiane të Hendbollit janë shprehur të dëshpëruar që Kosova e Sllovakia kundërshtuan që të luajnë pa simbole shtetërore në Kragujevc të Serbisë, ku është caktuar të mbahet turneu i grupit të pestë të kualifikimeve për Botërorin U-20 të hendbollisteve që mbahet këtë vit.

Dhe EHF-ja është zmbrapsur paksa, meqë ka dalë me propozim të ri që katër përfaqësueset pjesëmarrëse të përfaqësohen me flamuj të federatave të tyre nacionale të hendbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Në grupin e pestë kualifikues bëjnë pjesë Norvegjia, Serbia, Sllovakia e Kosova, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së përballjes ndërmjet Serbisë e Kosovës, EHF-ja doli me propozim që ndeshjet të luhen pa simbole nacionale.

Turneu përmes shortit është caktuar të mbahet në Serbi prej 23 deri më 25 mars, ndërsa është vendosur për qytetin e Kragujevcit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).