FFK-ja pritet ta zyrtarizojë të premten trajnerin e ri të Kosovës Foto: Koha / Ilustrim

FFK-ja pritet ta zyrtarizojë të premten trajnerin e ri të Kosovës

01 mars 2018 19:51

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është bërë me përzgjedhës të ri, dhe pasues i Albert Bunjakit, me shumë gjasë do të jetë Bernard Challandes.

Challandes pritet të vijë në këtë post si zëvendësues i Bunjakit, që e udhëhoqi Kosovën që prej vitit 2009 deri në përfundimin e kualifikimeve të Botërorit “Rusia 2018”, ku nga 10-të ndeshje mori vetëm një pikë, raporton KTV.

Trajneri zviceran 66-vjeçar, nga përfaqësueset, së fundmi e udhëhoqi Armeninë në vitin 2014-2015 dhe U21 të Zvicrës, ndërsa me ekipe nga më të njohurat ishte Young Boys, Zurich, Sion e Thun në kampionatin zviceran, ndërsa tani punon si skaut i Baselit. Ai me Kosovën pritet të debutojë këtë muaj, kur edhe zhvillohen miqësoret me Madagaskarin më dhe Burkina Fason.

Federata e Futbollit e Kosovës, të premten në ora 11:30 do të mbajë konferencë për shtyp, dhe pritet që ta zyrtarizojë edhe trajnerin zviceran.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme