Sterling pritet të mungojë ndaj Arsenalit

Sterling pritet të mungojë ndaj Arsenalit

01 mars 2018 15:16

Anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling raportohet se nuk do të paraqitjet në derbin kundër Arsenalit.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka munguar në dy ndeshjet e fundit shkaku i problemeve me muskuj dhe sipas “The Mirror”, 23-vjeçari është duke u stërvitur në qendrën stërvitore derisa ekipi tashmë është nisur drejt Londrës.

Sterling ka treguar formë të mirë sivjet, duke realizuar 20 gola në të gjitha garat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme