Sport

Neymari pritet të mungojë tre muaj

Mjeku i përfaqësueses së Brazilit, Rodrigo Lasmar ka thënë se Neymari do të jetë në luftë me kohën për të qenë i gatshëm në Kampionatin Botëror.

Neymari u lëndua javën e kaluar në fitoren 3 me 0 të PSG-së ndaj Marseillet dhe fillimisht ishte raportuar se sulmuesi do të mungojë vetëm pak javë.

Lasmar ka pohuar se 26-vjeçari mund të mos luajë deri në fund të muajit maj.

“Periudha e rikuperimit pritet të jetë dy muaj e gjysmë ose tre muaj”, ka thënë ai.