Futbollistët e Arsenalit mbajnë takim urgjent pa Wengerin

Futbollistët e Arsenalit mbajnë takim urgjent pa Wengerin

01 mars 2018 12:43

Kapiteni Per Mertesacker raportohet se ka thirrur një takim për të diskutuar rreth krizës tek Arsenali, por në këtë takim nuk ka qenë i ftuar menaxheri Arsene Wenger.

Londinezët u mposhtën 3 me 0 në finalen e EFL kupës nga Manchester City dhe tani luftojnë vetëm për trofeun e Europa Ligës.

Mbrojtësi gjerman, sipas “The Sun” u ka thënë lojtarëve se tani do të tregojnë formën për të shpëtuar punën e Wengerit në klub.

Arsenali ka mundësi që të hakmerret ndaj Cityt sonte në kuadër të Premier Ligës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme