Sport

FFK-ja merr dritën jeshile për investime milionëshe në Obiliq

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpejt pritet ta marrë në shfrytëzim për 25 vjet kompleksin sportiv "Agron Rama" në Obiliq.

Shpejt pritet të nisin edhe punët në këtë kompleks, vlera fillestare e së cilës është rreth tre milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ka mbetur të firmoset një memorandum, meqë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit, të mbajtur të mërkurën, me 19 vota të asamblistëve është miratuar kërkesa e FFK-së për investime fillestare në këtë vend.

Komuna e Obiliqit ka vite që ka marrë nën menaxhim parcelën në të cilën ndodhet stadiumi "Agron Rama" dhe fushat ndihmëse. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).