Sport

Griezmann i pandalshëm, shënon katër gola ndaj Leganesit

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme ndaj Leganesit në javën e 26 të La Ligas.

Në këtë takim fjalën kryesore e pati ylli francez, Antoine Griezmann, transmeton Koha.net.

Francezi shënoi të gjitha golat në fitoren prej 4 me 0. Për të asistuan tre futbollistë, Koke, Filipe Luis e Diego Costa.

Atletico Madridi në vendin e dytë tani ka 61 pikë, katër më pak se lideri Barcelona. Kurse Leganes në vendin e 14 me 30 pikë.