Abate: Lazio më e fortë se Roma

Abate: Lazio më e fortë se Roma

28 shkurt 2018 21:10

Mbrojtës i Milanit, Ignazio Abate mendon se Lazio është ekip me teknikë më të mirë dhe më solid se Roma.

Milani sot do të përballet me Lazion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndeshje në të cilën ekipet luftojnë për kualifikim në finale të Kupës, transmeton Koha.net. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi e dimë se do të përballemi me një ekip të fortë. Kjo do të jetë ndeshje edhe më e vështirë se ndeshja e së dielën ndaj Romës, pasi Biancocelesti ka teknikë dhe është më solid se Roma”, ka thënë Abate.

Milani të dielën kishte fituar ndaj Romës në Serie A me rezultat 0-2.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme