Sport

Varane s’dorëzohet për titull në La Ligë

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mos dorëzohen për titull në La Ligë.

Kampioni në fuqi u mposht të martën në mbrëmje nga Espanyoli, 1 me 0 me një gol në fund nga Gerard Moreno.

Humbja e pestë e sezonit, i la madrilenët 15 pikë prapa liderit Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Nuk duhet të dorëzohemi në La Ligë. Nuk po i shikojmë pikët, duhet të fokusohemi në lojë dhe të fitojmë sepse kjo kërkohet nga ne. Nuk bën të na hiqni nga loja. Ne gjithmonë duam të fitojmë”, ka thënë Varane.

Të shtunën, Reali luan me Getafen në Bernabeu para përballjes me PSG-në në Ligën e Kampionëve.