Sport

Reali synon Lewandowskin, para Kanet

Raportohet se Real Madridi po konsideron transferimin e yllit të Bayernit, Robert Lewandowski, para sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Goal shkruan se Real Madridi e di se Tottenhami do të tentojë të bëjë “lojë të ashpër” sa i përket shitjes së sulmuesit të vet, Kane, për të cilin ka shprehur interesim gjiganti spanjoll, transmeton Koha.net.

Kurse në anën tjetër sulmuesi polak i Bayernit shihet si synim më lehtë i arritshëm.

Të dy sulmuesit po kalojnë formë të jashtëzakonshme, duke qenë topgolashënues në ligat e tyre.