Zidane: Dhemb humbja nga Espanyoli

Zidane: Dhemb humbja nga Espanyoli

28 shkurt 2018 14:39

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se humbja nga Espanyoli me rezultat 1 me 0 është “humbje që dhemb”.

Një gol i Gerard Morenos në minutat e fundit të takimit prishi serinë e Realit prej shtatë ndeshjeve pa humbje.

Zidane, ekipi i të cilit tani është 14 pikë prapa liderit Barcelonës, ka thënë se i vjen keq për lojtarët shkaku i rezultatit.

“Takimin e filluam mirë dhe patëm disa raste shënimi, por forma jonë në pjesën e dytë ishte më e keqe sesa 45 minutat e parë”, ka thënë Zidane. “Nuk luajtëm mirë dhe mundësuam çdo kërcënim në pjesën e dytë, edhe pse nuk e merituam humbjen”.

“Espanyoli krijoi disa raste. Është humbje që dhemb dhe rezultat i dobët. Më vjen keq për lojtarët. Pas pesë rezultateve të mira, ne nuk ia dolëm që të vazhdojmë këtë seri”, ka thënë veç të tjerash trajneri francez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme