Sport

Reina konfirmon largimin nga Napoli

Descriptive Text

Portieri spanjoll, Pepe Reina, ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian, kanë njoftuar mediumet e huaja.

35-vjeçari prej verës së vitit 2015 është kthyer te Napoli, kurse karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni, Liverpooli, Villarreali e Barcelona.

"Klubi tashmë e di, që në fund të këtij edicioni do të largohem. Shumë shpejt do të zbuloj edhe klubin tim të ardhshëm", ka thënë Reina, që këtë edicion ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat.

Është spekuluar se Reina karrierën do ta vazhdojë në Serie A, te Milani që i ka ofruar kontratë trevjeçare.