Sport

UEFA refuzon kërkesën e ishullit Jersey për anëtarësim

Ishulli i Jerseyt ka dështuar të hënën t'i bashkohet Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), pasi aplikimi i është refuzuar të hënën, në kongresin vjetor të UEFA-s që po mbahet në Bratisllavë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Jerseyt, Phil Austin, ka thënë para anëtarëve të kongresit se futbolli në ishullin me rreth 100 mijë banorë është në rrezik të shuhet pa gara ndërkombëtare, por anëtarët kanë refuzuar aplikimin duke thënë se bie ndesh me statutin e UEFA-s, shkruan Koha Ditore.

Kishte konfuzitet pasi vetëm 50 vota u numëruan nga 55 federata anëtare të UEFA-s. 49 delegatë ngrenë kartonin e kuq simbolik kur u pyetën për të votuar për aplikimin e Jerseyt, një abstenoi dhe nuk kishte asnjë për.

"Ne jemi të gatshëm të modernizojmë, të ndryshojmë futbollin, por nuk jemi mbi statutet tona, ky është ndryshim i madh", ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)