Sport

VAR nuk do të aplikohet në “Champions”

Descriptive Text

Presidenti i UEFA-së nuk është i bindur nga mënyra sesi funksionon teknologjia e gjykimit të ndeshjeve përmes kamerave, i njohur si sistemi VAR.

Teknologjia VAR nuk do të aplikohet në edicionin 2018/19 të Ligës së Kampionëve.

Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i UEFA, Alexander Ceferin, gjatë Kongresit të FIFA-s, që po zhvillohet në Bratislavë, duke këmbëngulur se ka ende shumë paqartësi për këtë çështje, por mund të ndodhë që në Kupën e Botës ai të përdoret.

“Paqartësitë janë të mëdha ende”, ka thënë Ceferin. “Nuk jam kundër, por duhet shpjeguar më mirë sesi funksionon. Mund të jetë një projekt shumë i mirë dhe i dobishëm për futbollin, por nuk duhet të nxitohemi në vendime të tilla”.

“Të shohim çfarë do të ndodhë për në Kupën e Botës, e më pas do ta shqyrtojmë si mundësi edhe në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar ai.

Vendimi për përdorimin e VAR-it në Botërorin e ardhshëm do të merret më 3 mars.