Sport

Latifi vazhdon shkëlqimin në kafaz, kërkon luftë për titull

Descriptive Text

Ilir Latifi po bëhet yll gjithnjë e më i madh në UFC (Ultimate Fighting Championship), serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Në luftën e tij më të madhe të deritashme në UFC, luftëtari shqiptar arriti një fitore që i siguroi edhe më shumë adhurues nëpër botë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai të shtunën mbrëma në Orlando të SHBA-së fitoi ndaj amerikanit Ovince Saint Preux me ndërprerje në raund të parë.

Lufta e kategorisë gjysmë të rëndë zgjati gjithsej 3:48 minuta. Latifi nuk vlerësohej favorit në këtë përballje, Preux ishte më lart i ranguar, por luftëtari shqiptar edhe njëherë dëshmoi që është i denjë për të fituar rastin që të luftojë për titull të UFC-së. Dhe një gjë të tillë e kërkoi nga kafazi, me të kryer punë me Preuxin, luftëtarin dukshëm më shtatlartë.

Latifi te fitorja erdhi pas një serie goditjesh të fuqishme që e tronditën Preuxin. Më pas mbërtheu rivalin, duke e lënë pa ndjenja. Me të dy duart e kapi në qafë rivalin dhe e mbajti ashtu deri sa ai mbeti pa ndjenja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)