Sport

Le Clos, sensacioni i notit që po ndjek historinë

Descriptive Text

Notari jugafrikan Chad le Clos po synon të bëjë histori. Le Clos, 25-vjeçar, fitues i katër të artave të botës dhe të artës olimpike në Londër në vitin 2012, po shpreson të bëhet sportisti më i suksesshëm në histori të Lojërave të Commonwealthit, shkruan CNN.

Ai është gjashtë medalje larg synimit të tij. Para Lojërave të Commonwealthit të vitit 2018, që mbahen në Gold Coast të Australisë në prill, dy shenjëtarët - anglezi Mick Gault dhe australiani Philip Adams - kryesojnë listën për medalje të fituara me nga 18 sosh, përcjell Koha Ditore.

Ata i kanë fituar këto medalje në gjashtë edicione të Lojërave të Commonwealthit. Le Clos po synon të arrijë e të kalojë këtë shifër për tri edicione.

Në Lojërat e Commonwealthit të vitit 2014, Le Clos fitoi medalje në të shtatë garat në të cilat mori pjesë, përfshirë të artat në 100 e 200 metra delfin, duke arritur në shifrën totale prej 12 medaljeve në këto lojëra.

Këtë vit Le Clos po kërkon podiumin në të tri disiplinat e notit delfin - ai është ish-kampion bote në 50 metra dhe rekordmen bote në 100 e 200 metra - si dhe po synon të përfundojë në top 3 në 200 metra krol...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).