Stërvitjet e skitarëve amerikanë në parkingun nëntokësor në Slloveni

Stërvitjet e skitarëve amerikanë në parkingun nëntokësor në Slloveni

25 shkurt 2018 13:30

Një skuadër e amerikanëve ka shfrytëzuar një avantazh shumë të çuditshëm në rrugën për të arritur deri te Lojërat Olimpike, dhe ishte aty vetëm pasi njerëzit e një qyteti të vogël malor në Slloveni kishin një problem të çuditshëm.

Ata donin një tunel skijimi. Po ashtu, donin parkingje. Nuk kishin hapësirë për të dyja, përcjell Koha Ditore shkrimin e WSJ.

"Pra, atë që bënë, ishte ndërtimi i një parkingu nëntokësor që mund të kthehej në tunel skijimi", ka deklaruar Bryan Fletcher, një olimpist i SHBA-së në kombinim nordik.

Parkingu i ftohtë në Planica është një risi shumë e çuditshme dhe jashtëzakonisht efektive që është bërë një qendër stërvitore e rëndësishme e skuadrës së SHBA-së të kombinimit nordik. Ky është vendi ku amerikanët shkojnë të skijojnë në një borë perfekte në mes të verës.

"Është si një frigorifer gjigant", deklaron Fletcher.

Ata vënë kapelën, dorëzat dhe jelekët derisa futen në garazhin ku termostati qëndron në 0 gradë celsius...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme