Sport

Bunjaku po i prin gjeneratës së re të kampiones

Descriptive Text

Valon Bunjaku ishte njëri prej lojtarëve vendorë që iu bashkua Sigal Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai u largua nga Rahoveci për t'u bërë pjesë e ekipit më të madh në Kosovë.

Dhe 20-vjeçari nuk ka pritur që brenda pak kohe të adaptohet dhe të stabilizohet kaq mirë në ekipin bardhekaltër. Ai kohët e fundit po luan në pesëshen e parë dhe nuk po e zhgënjen trajnerin Andin Rashica, shkruan sot Koha Ditore.

Po i prin gjeneratës së re të kampiones dhe po shpërblen besimin e trajnerit me paraqitje të mira, duke vënë rekorde personale. Në ndeshjen e fundit, që Sigal Prishtina e fitoi si vendëse ndaj Boreas (115:82) për 22 minuta lojë arriti të regjistrojë "triple-double".

Ai këtë ndeshje e përfundoi me 11 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime. Kjo është hera e parë për Bunjakun si senior që arrin shifra të tilla....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).