Sport

Zejnullahu mbylli një karrierë për të nisur një tjetër

Nga futbolli në futsall. Kështu ishte titulli i një shkrimi të publikuar më 8 shkurt të vitit të kaluar në uebfaqen e Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) kushtuar Faton Zejnullahut.

Shkrimi për Zejnullahun ishte ndër të përzgjedhurit në rubrikën e lajmeve të uebfaqes së UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.

"Njëri nga lojtarët më të njohur (në Kosovë v.j.) ka zgjedhur për një ndryshim para se ai t'i varë këpucët në gozhdë - ta ndërrojë fushën e futbollit për atë të futsallit. Faton Zejnullahu shpreson që aftësitë e tij të jenë ndihmë shumë e madhe për klubin e qytetit në futsall, FC Prishtina. I njohur ndryshe si 'Zalika', Zejnullahu pritet të jetë në majë edhe në rolin e tij të ri", shkruan në tekstin e shkurtër të UEFA-s.

Në njoftimin e UEFA-s nuk thuhen shumë detajet që e shtynë Zejnullahun 31-vjeçar t'i japë fund karrierës në fusha të futbollit për të vazhduar në salla të futsallit. Por në një bisedë për gazetën, Zejnullahu thotë se kanë qenë lëndimet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).