Sport

Reali dhe Barça interesohen për Wengerin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se mund të jetë cak i gjigantëve spanjollë, Barcelonës dhe Real Madridit.

Trajneri francez do të mbetet pa kontratë gjatë kësaj vere dhe është në presion të madh pas humbjes së thellë 5 me 1 nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.

Wenger sot në konferencë për media ka bërë të ditur se në muajt mars ose prill do të marrë vendimin për të ardhmen e tij, por ka insistuar se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë punën si menaxher.

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Enriques dhe sipas The Mirror, komentet e sotme të Wengerit kanë alarmuar klubin spanjoll.

Gazeta britanik gjithashtu raporton se Real Madridi gjatë verës së kaluar tentoi emërimin e tij si trajner i ekipit.