Sport

Paul Lambert: Shaqiri i klasit botëror

Trajneri i Stoke Cityt, Paul Lambert e ka përshkruar Xherdan Shaqirin si “lojtar të klasit botëror” pas performancës së tij ndaj Leicesterit, 1-1.

Ishte pikërisht Shaqiri që shënoi një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë ndaj Leicesterit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për fitore, transmeton Koha.net.

“Mendoj, siç e kam thënë edhe më parë, se ai është vërtet lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë. Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne”, është shprehur Lambert për Sky Sports.