Sport

Atletico e Lazio kalojnë tutje, eliminohet Napoli nga Liga e Evropës

Kanë përfunduar ndeshjet e kthimit në 1/16 së finales në Ligën e Evropës, me shumicën e skuadrave të mëdha që kanë siguruar biletën për fazën tjetër, me përjashtim të Napolit.

Atletico kalon tutje në Ligën e Evropës duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 5 me 1, kurse takimin e sotëm në Madrid e fitoi me rezultat minimal, transmeton Koha.net. Golin e vetëm e shënoi Gameiro.

Në anën tjetër Lazio ka përmbysur gjithçka pas humbjes, 0-1, në ndeshjen e parë ndaj FCSB-së.

Takimin e sotëm skuadra italiane e fitoi me rezultat prej 5 me 1. Tre gola i shënoi Immobile, kurse dy të tjerat i shënuan Anderson e Bastos. Kurse për mysafirët shënoi Gnohere.

Kurse Napoli u eliminua nga Leipzigu, përkundër që fitoi në udhëtim me rezultat prej 0-2. Por eliminohet nga Liga e Evropës pasi ndeshjen e parë në shtëpi kishte humbur me rezultat prej 1 me 3.

Zielinski e Insigne shënuan golat në këtë takim për Napolin.